Title of article :
Ndikimi i ujitjes dhe plehërimit të lëngshëm në treguesit sasior e cilësor të prodhimit të rrushit (Cv.Merlot)
Author/Authors :
THOMAJ, F. Universiteti Bujqësor i TiranëS - Departamenti i Hortikulturës, Albania
From page :
1
To page :
8
Abstract :
Në rritjen e prodhimit të hardhisë dhe përmirësimin e treguesve cilësor të tij ndikojnë të gjitha ato shërbime agroteknike që nxisin rritjen e sipërfaqes gjethore dhe shpërndarjen e asimilateve në organet e ndryshme të hardhisë, ku uji është faktor kryesor. (1,5,11) Në vendin tonë ende nuk ekziston një përvojë e konfirmuar për ujitjen e lokalizuar të hardhisë dhe aq më pakë për plehërimin e lëngshëm gjatë vegjetacionit. Përvojat dhe studimt e kryera nga shumë autorë kanë thyer tabunë për ujitjen e vreshtave dhe me shifra e fakte dëshmojnë për rezultate pozitive mbi rritjen e rendimentit të prodhimit por dhe mbi rritjen e cilësisë së tij si rrezja e mushtit, % e sheqerit total etj.(2,3,4,5,12) Nisur nga këto të dhëna për tre vjet rresht (2007-2009) në një masiv vreshti me rreth 18 ha që ngrihet në toka zhavorishte dhe ranore në zonën Gurrëz (Laç) u krye studimi mbi kultivarin „Merlot“ të shartuar mbi Kober 5BB. duke provuar tre variante; në V1 u kryen 6 ujitje të cilat u shoqëruan me dy plehërime të lëngshme, në V2 u përdorën 4 ujitje dhe dy plehërime si më sipër, ndërsa në V3 u zbatua agroteknika e zakonshme;(u përdor vetëm plehërimi bazë dhe punimet e tjera gjatë vegjetacionit pa u përdorur ujitja dhe plehërime të tjera plotësuese). Në përfundim të studimit u gjet se, ujitja me pika e vreshtit e shoqëruar me plehërim të lëngshëm siguron përparësi të padiskutueshme në cilësinë e vegjetacionit dhe shëndetin e bimës së hardhisë në tërësi.ë biologjike. Në kushtet e tokave skeletike e të varfëra, ku u ngrit eksterimenti, ujitja me pika siguroi rritje të konsiderueshme të prodhimit të rrushit (88-113% shtesë), përmirësoi rritjen e treguesve cilësor të prodhimit si; peshën e veshulit, rrezen e mushtit dhe sasinë e sheqerit në total
Keywords :
Ujitje me pika , plehërim i lëngshëm , prodhimtari biologjike , rreze e mushtit
Journal title :
Albanian Journal of Agricultural Sciences
Journal title :
Albanian Journal of Agricultural Sciences
Record number :
2539168
Link To Document :
بازگشت