Title of article :
Gjendja social-ekonomike dhe profili i turizmit në Parkun Kombëtar Prespa
Author/Authors :
GRAZHDANI, D. Universiteti Bujqësor i Tiranës - Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Albania
Abstract :
Qëllimi i këtij studimi është të pasqyrojë gjendjen aktuale të turizmit në Parkun Kombëtar Prespa dhe të vlerësojë tendencat bazë të zhvillimit ekonomik sipas sektorëve primarë, përdorimin e burimeve natyrore dhe njerëzore, të vlerësojë indikatorët socialë dhe tendencat e tyre, infrastrukturën teknike dhe atë kulturore që ndikojnë negativisht ose pozitivisht mbi turizmin, si edhe të vlerësojë ndikimin e elementëve/faktorëve që kanë lidhje me turizmin në cilësinë e mjedisit. Disa përfundime që dalin nga ky studim janë si më poshtë. Turizmi nuk ka një ndikim të madh, veçanërisht mbi burimet e PKP/biodiversitetin, me përjashtim të cilësisë së mjedisit. Zhvillimi i sektorit të turizmit është i kufizuar për shkak të mungesës së infrastrukturës, menaxhimit të mbeturinave të ngurta dhe i ujrave të zeza, furnizmi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Numri vjetor i vizitorëve në rajonin e Prespës është relativisht i ulët dhe ritmi i zënies së hoteleve dhe sidomos i shtëpive private është po ashtu i ulët. E ardhura e siguruar nga restorantet dhe hotelet është më e madhe se e ardhura mesatare e familjes në zonë
Keywords :
turizëm , social ekonomik , Parku Kombëtar Prespa , indikator , infrastrukturë , vizitorë
Journal title :
Albanian Journal of Agricultural Sciences
Journal title :
Albanian Journal of Agricultural Sciences
Record number :
2539171
Link To Document :
بازگشت