Title of article :
Ekonomia shqiptare përballë globalizimit
Author/Authors :
NELAJ, T. Universiteti Bujqësor i Tiranës, Albania , LEKSINAJ, E. Universiteti Bujqësor i Tiranës, Albania , SHEHU, D Universiteti Bujqësor i Tiranës, Albania
Abstract :
Artikulli analizon thelbin e konceptit të globalizimit dhe globalizimin ekonomik si pjesë e tij. Ai është një proçes historik dhe vazhdon të thellohet në ditët e sotme. Shumë vende janë integruar në ekonominë globale shumë shpejt, të tjerat po integrohen më ngadalë. Kjo varet para së gjithash nga shkalla e zhvillimit ekonomik. Vendin kryesor në artikull e zë analiza e ekonomisë shqiptare. Mbas ndryshimit të sistemit në vitin 1990, ekonomia kaloi në ekonomi tregu dhe Shqipëria u bë pjesë e ekonomisë me përfshirjen e saj në Organizatën Botërore të Tregëtisë ( OBT) në vitin 2000. Mbas këtij proçesi ajo filloi të nënshkruajë me vendet e rajonit një sërë Marrëveshjesh të Tregëtisë së Lirë (MTL). Shqipëria i ka nënshkruar të gjitha Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë me të gjitha vendet e Rajonit. Këto Marrëveshje i kanë dhënë efektet e tyre në shkëmbimet tregtare shqiptare ku dominojnë eksportet drejt Kosovës. Në fund të vitit 2006 Shqipëria ka nënshkruar Marrëveshjen e CEFTA-s që është harmonizimi i këtyre MTL-ve në një marrëveshje të vetme dhe më e zgjeruar me vende të tjera të Europës Qëndrore. Gjithashtu, Shqipëria ka nënshkruar Marrëveshjen e Ndërmjetme me BE. Pra me tregtinë e lirë Shqipëria është pjesë e ekonomisë rajonale dhe europiane. Në artikull jepen të dhëna që tregojnë flukse tregtare rajonale si dhe pozicionin e ekonomisë tonë. Mbas kësaj analize arrihet në konkluzionin se Shqipëria nuk ka përfituar sa duhet nga kjo përfshirje si dhe jepen dhe shkaqet pse ka ndodhur ky proçes. Ne shpresojmë që ekonomia jonë do të përfitojë në të ardhmen nga këto marrëveshje
Keywords :
Globalizim , rajonalizim , ekonomia , shkëmbimet tregtare
Journal title :
Albanian Journal of Agricultural Sciences
Journal title :
Albanian Journal of Agricultural Sciences