Title of article :
Niveli i shfaqjes së karaktereve kryesore tek popullata e hardhisë së egër (Vitis Vinifera L., ssp. Sylvestris) në luginën e Shkrelit, Malësi e Madhe
Author/Authors :
SUSAJ, L. Universiteti Bujqësor i Tiranës - Departamenti i Hortikulturës, Albania , NOVAKU, R. Universiteti Bujqësor i Tiranës - Departamenti i Lendeve Morfofunksionale, Albania , FERRAJ, B. Universiteti Bujqësor i Tiranës - Departamenti i Hortikulturës, Albania , KULLAJ, E. Universiteti Bujqësor i Tiranës - Departamenti i Hortikulturës, Albania , GJINI, B. Universiteti Bujqësor i Tiranës - Departamenti Fizikë Matematikë, Albania
Abstract :
Hardhia e egër Vitis Vinifera L. ssp Sylvestris është një bimë shumë e përhapur përgjatë gjithë pyjeve dhe tokave që shtrihën në rajonin verior të quajtur Lugina e Shkrelit duke filluar nga Zagora 130 m mbi nivelin e detit dhe duke përfunduar tek pylli me lajthi në lartësi 670 m mbi nivelin e detit (L Susaj; E Kullaj, 2010) Për shkak të interest që paraqesin popullatat e hardhisë së egër në Sqipëri, ndërmorem një studim me qëllim vlerësimin e mënyres dhe nivelit të shfaqjes së karaktereve kryesore të bimëve të populates së hardhisë së egër që rritet në mënyrë spontane në pyjet dhe fshatrat e luginës së Shkrelit. Nga vrojtimi i karaktereve të lastarit të ri (kryer në periudhen 13-15 prill), u konstatua se tek të gjitha bimët e hardhis së egër, forma e majës së rritjes së lastarit të ri (IPGRI, 001) është e hapur dhe vlerësohet me nivelin 5, ndryshe nga hardhia e butë që formën e majës së rritjes së lastarit të ri e ka të mbyllur. Nga vrojtimi dhe vlerësimi i karaktereve të lules, rezultoi se 33 % e individeve kan lule hermaphrodite (janë bimë që prodhojnë veshul dhe kokrra), ndërsa 20 % e individeve kanë lule funksionale femrore (prodhojnë veshul me kokrra shumë të rralla) dhe 47 % e bimëve kanë lule funksionale mashkullore (nukë prodhojnë asnjë veshul apo kokërr). Kjo ka ndikuar në uljen e koeficientit të shumimit të kësaj bimë në këtë rajon për shkak së rreth 67 % e individëve nuk krijojnë fruta dhe fara nga mbijnë bimët e reja. Nga vrojtimi dhe vlerësimi i karaktereve të gjethes së maturuar, rezultoi se gjatësia e nervaturës kryesore N1, është një vlerë shumë e vogël, varion nga 45-71 mm. Tek gjethja e rritur, dominon forma pesëkëndëshe me 3-5 lobe dhe fllucka të shprehura dobët në pjesën e sipërme. Për karakterin “gjatësi e bishtit” (IPGRI, 093), rezultoi se tek 61 % e individëve, gjatësia e bishtit të gjethes është më e vogël se gjatësia e nervatures kryesore N1, ndërsa tek 26 % e individëve, gjatësia e bishtit të gjethes është më e madhe se gjatësia e N1 dhe vetem tek 13 % e individëve, gjatësia e bishtit është e barabartë me gjatësin e nervatures N1. Për karaterin “gjatësi e dhëmbit” mbi nervaturën N2, rezultoi se gjatësia është më e vogël se sa gjerësia e tijë, ndërsa vlera mesatare e raportit gjatësi/gjerësi është 065. Studimi i tipareve të veshulit, dëshmoj se hardhia e egër që rritet në në luginën e Shkrelit të Malsisë së Madhe, formon veshul me peshë mesatare 47 gr, te shkrifët e me kokrra të vogla në formë të rregullt sferike dhe me ngjyrë të zezë metalizato. Në këtë popullatë mungojnë individet me cipë kokrre të verdhë, nuancë bronxi. Për karateret e fares (IPGRI, 242 dhe 243) rezultoi se gjatësia e farës është 4,7-5,1 mm, ndërsa gjerësia e fares është 3,1-3,4 mm, ndërsa vlera e raportit gjerësi : gjatësi e farës varion nga 0,63-0,66. Përmbajtja e mushtit në tulin e kokrres (IPGRI, 223) është 31-38 %. Përmbajtja e sheqerit në musht (IPGRI, 505) është 23-24 %, ndërsa përmbajtja e aciditetit (IPGRI, 506) është 14-15 %
Keywords :
Popullatë , Hardhi e egër , Luginë , Karaktere , Përmbajtje , Vlera e raportit , Veshul , Nervaturë etj
Journal title :
Albanian Journal of Agricultural Sciences
Journal title :
Albanian Journal of Agricultural Sciences
Record number :
2539179
Link To Document :
بازگشت