Author/Authors :
GRAZHDANI, S. Universiteti Bujqësor i Tiranës - Fakulteti i Shkencave Pyjore - Departamenti i Industrisë së Drurit, Albania , AHMETI, A. Universiteti Bujqësor i Tiranës - Fakulteti i Shkencave Pyjore - Departamenti i Industrisë së Drurit, Albania
Abstract :
Në këtë studim u përdoren nga ne dy ekuacione të ndryshëm të metodës Penman-Monteith për vlerësimin e evapotranspirimit të bimës referuese (ET0) në kushte të ndryshme klimatike (në gjashtë zona të ndryshme klimatike të shpërndara në gjithë territorin e Shqipërisë), duke përdorur të dhëna meteorologjike të matura me interval kohe nga njëra tjetra prej 1 h (me bazë orare) dhe mesatare ditore (24 h). Këto ekuacione janë: ekuacioni FAO Penman-Monteith (FAO56-PM) dhe ekuacioni i standartizuar ASCE Penman-Monteith (ASCE-PM). Njehsimet e vlerave me bazë orare të evapotranspirimit të bimës referuese u shumuan më tej për një periudhe kohore 24 orëshe dhe raportohen si shumë-orare. Vlerat orare të ET0 të njehsuara me modelin ASCE–PM (ET0,h,ASCE) u krahasuan me vlerat me hap kohor 24 h të njehsuara, po ashtu, me ekuacionin ASCE-PM, si edhe të atyre me bazë orare të njehsuara me ekuacionin FA056-PM (përkatësisht ET0,d,ASCE, ET0,h,FAO56). Vlerat ET0,h,ASCE u përdorën si bazë për krahasim. Vlerat e ET0,h,FAO56 korrelohen mirë me vlerat e ET0,d,ASCE (r²≥ 0.994), por janë më të ulëta se ato ET0,h,ASCE në të gjitha vendet nga 4% deri 9 %. Rezultatet e marra tregojnë se realizohet një përmirësim në saktësinë e vlerësimit të ET0 kur përdoret procedura njehësuese të ekuacionit të standartizuar ASCE-PM me bazë orare sesa kur përdoret ajo me bazë 24 h. Zbatimi i këtij ekuacioni mbi bazë orare merr parasysh ndryshimet e papritura gjatë 24 h në kushtet atmosferike në vlerësimin e ET0 në mjedise advektive dhe të tjera kur janë të disponueshme të dhëna orare meteorologjike
Keywords :
Stacion meteorologjik , Klima , Evapotranspirimi , Penman , Monteith , Rezistenca e sipërfaqes